Në momentin e prezantimit të Matrit, ka folur edhe drejtori i përgjithshëm i Juventusit: “Synuam një lojtar, i cili na jepte garancitë maksimale - shpjegoi Marota - edhe në aspektin ekonomik. Kishim dëshirën maksimale për ta blerë atë.
Konkurrenca ishte e madhe. Milani ishte i gatshëm ta merrte menjëherë, për ta përdorur për sezonin e ardhshëm, ndërsa Lacio u interesua së fundmi.” Marota jep edhe shumat e merkatos bardhezi, që u zhvillua më tepër në bazë të zgjedhjes së huazimeve:
“Ne jemi të gëzuar për lojtarët që kemi huazuar, por ka ende kohë për të shkuar drejt zgjidhjeve përfundimtare. E drejta për blerjen përfundimtare nuk është një detyrim, megjithatë do të sqarohet brënda fundit të qershorit.”