“Vendi i katërt është i mundshëm? Në futboll gjithçka është e mundur, edhe vendi i tretë apo i dytë. Varet nga mënyra se si do të ecin të tjerët dhe se si do të luajmë ne.” Delneri nuk dëshiron të dëgjojë fjalën “krizë” dhe përpara sfidës ndaj Palermos thotë:
“Është koha të ndryshojmë prirjet, Juve nuk mund të luajë mirë për 6 muaj dhe më pas të harrohet. Nuk besoj se ka patur ndonjë nënvlerësim, ndoshta është dhënë një rendiment i ulët nga ndonjëri.” Sa i përket Matrit: “Është një lojtar potent.
Më duket se kemi operuar shumë mirë në merkato, gjykimi im është fantastik -ka vazhduar trajneri - sepse janë afruar lojtarët që na mungonin. Kemi kompensuar humbjen e Kualjarelës me një blerje të rëndësishme.