19 shkurt 2011

Del Neri: Kundër Lecces të luajmë sikur kundër Interit

Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri beson se lojtarët e tij janë të motivuar për ndeshjen kundër Lecces njëjtë sikur kundër Interit.

Të ju kujtojmë se Juventusi javën e kaluar mposhti Interin me rezultat 1-0 falë një lojë të mirë dhe një mbrojtjeje të çeliktë të tyre.

“Lecce është një pengesë e vështirë për ne, unë shpresoj se lojtarët e mi në këtë ndeshje do të luajnë sikurse në ndeshjen kundër Interit, sepse që nga tani ne duhet të luajmë çdo ndeshje sikur kundër Nerazzurëve”, tha Del Neri.