“Për Juventusin ky është viti zero.
Prej vitit të ardhshëm bardhezinjtë do të ringrihen”.
Kjo është analiza e Fabio Kapelos për krizën e bardhezinjve, që humbën edhe përballë Udinezes.
“Juve nuk po kalon një moment të mirë dhe është penalizuar nga dëmtimet dhe nga rendimenti i dobët i disa lojtarëve.
Këto janë gabime të pavullnetshme në merkato”, shtoi Kapelo.
Spekulohet se presidenti Andrea Anjeli i ka telefonuar trajnerit të Anglisë për t’i besuar skuadrën sezonin e ardhshëm.
Por, “Don Fabio” saktësoi: “Nuk kemi pasur kontakte. Gjithsesi, objektivi im është të respektoj kontratën me federatën angleze, për të arritur diçka me skuadrën pas zhgënjimit në Botërorin 2010”.