02 shkurt 2011

Juventusi e dëshiron ta mbajë Aquilanin me çmim të ulur

Juventusi është shprehur i brengosur për çmimin që ia ka vënë Liverpooli mesfushorit që tani është i huazuar në Olimpico të Torinos, Alberto Aquilani.

La Gazzetta dello Sport shkruan se Juventusi nuk është i gatshëm të paguajë 12 milionë euro në rast se Bianconerët duan ta kenë kartonin e plotë të mesfushorit italian i cili ka shfaqur paraqitje të shkëlqyera në fanellën bardh e zi.

Liverpooli ka paguar 20 milionë euro në gusht të vitit 2009 për transferimin e Aquilanit nga Roma.