22 shkurt 2011

Juventusi duhet të shikojë përpara

Leonardo Bonucci ka kërkuar që Juventusi të lë pas vetes humbjen turpëruese nga Lecce dhe të ‘ringjallet’ për sukses në të ardhmen.

“Ishte një ndeshje e keqe, ndërsa përfundoi edhe më keq”.

“Nuk ishim kompakt në fushë, ndërsa vendosmëria e kundërshtarit tonë na befasoi”.

“Ishte një humbje e keqe për ne dhe dhemb, por ne nuk duhet të mposhtim vetveten”.

“Duhet të shikojmë përpara dhe të lëmë këtë periudhë pas nesh. I takon të kaluarës”, ka thënë mbrojtësi për faqen zyrtare të Juves. /JuveNews.Tk/