22 shkurt 2011

Juventus mendon për Spaletin

Skuadra italiane, Juventus, e cila assesi nuk po arrin shkëlqimin e vet në garat e këtij edicioni, është duke menduar për trajnerin Lusiano Sapletin.

Mediat italiane të martën raportojnë se Spaleti mund të jetë alternativë për të zëvendësuar trajnerin aktual të “Zonjës së Vjetër”, Luigji Del Nerin.

Spaleti aktualisht drejton skuadrën ruse, Zenit Petersburg, por nuk përjashtohet mundësia që ai të rikthehet në Seria A.

Juve në ndeshjen e fundit humbi ndaj Leçes prej 2:0, duke zhgënjyer edhe një herë tifozët e vet. /JuveNews.Tk/