Juventusi dëshiron të sigurojë shërbimet e lojtarit të Liverpoolit, Aquilanit në fund të sezonit por vetëm nëse The Reds ulin çmimin e kërkuar për të, sepse sipas Biankonerëve çmimi që kërkon Liverpooli për të është shumë i lartë.
La Gazzetta dello Sport raporton se Juventusi dëshiron të blejë tërë kartonin e mesfushorit në fund të sezonit, por nuk pajtohet me çmimin e kërkuar nga Liverpooli i cili është 12 milion euro.
Megjithatë Liverpooli ka paguar 20 milion euro për Aquilanin në verën e vitit 2009 kurr e transferoi nga Roma, çmim ky që është shumë më i lartë se çmimi që do të lejoj atë të largohet nga Anfield.