02 shkurt 2011

Juventus do të bëjë ofertë për Drenthe kur të kthehet te Reali

Pasi Herculesi ka refuzuar që Drenthe të kalonte në Juventus në merkaton e janarit, Juventusi do ta kërkojë atë kur të kthehet te Reali.

Juventusi dje kishte arritur marrëveshje me Realin që ta huazojë Drenthen deri në fund të sezonit, por Hercules ka refuzuar që ta lëshojë Drenthen.

Sidoqoftë, Tuttosport shkruan se Juventusi është shumë i sigurt se në verë do të transferojnë Drenthen.

Drenthe do të kthehet në Real Madrid në fund të këtij sezoni, pas një huazimi njëvjeçar në Hercules. Kontrata e tij me Realin skadon në 2012, por Juventus po shikon që ta transferojë sa më parë që të përforcojë edhe më shumë mbrojtjen në krahun e majtë.