20 shkurt 2011

Juventus interesohet për Rolandon

Klubi italian, Juventus ka vendosur që të transferojë lojtarin e Portos, Rolandon.

La Gazzetta dello Sport raporton se Rolando do të jetë lojtar i Juventusit në fund të sezonit pasi ata janë shumë praën marrëveshjes me Porton.

Kontrata e mbrojtësit me Porton përfundon në vitin 2014, dhe klauzola e blerjes së tij është 30 milion euro, por një ofertë e Juventusit prej 20 milion euro për të mund t’i kënaq drejtuesit e Portos.