20 shkurt 2011

Lecce e fortë për Juven

Lecce ka mposhtur Juventusin me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës së 24 në Serie A.

Sfida për Juventusin nisi shumë, shumë keq. Në minutën e 12-të nga sfida përshëndetet portieri Gianluigi Buffon, i cili u ndëshkua me karton të kuq.

Presioni i vendasve të Lecces rritet dhe në epërsi ata në pjesë të parë i dërgoi Djamel Mesbah (32’). Në pjesën e dytë u konfirmua fitorja e Lecces me golin e shpejtë të Andrea Bertolacci (48’) i cili u ndihmua nga Davide Di Michele.

Edhe Lecce mbeti me një lojtar më pak në minutën e 69-të kur Vives u përjashtua, por për 20 minuta Juventusi nuk bëri pothuajse asgjë.

Me këtë fitore Lecce ka 27 pikë në minutën e 15-të, përderisa Juventusi ka humbur shpresat e pakta për vendin e katërt me 41 pikë në pozitën e gjashtë.