22 shkurt 2011

Juve planifikon të transferojë Gagon

Juventusi ka kthyer shikimin kah Real Madridi për të transferuar mesfushorin Fernando Gago.

Burime nga Torino bëjnë të ditur se menaxheri gjeneral i Juves, Beppe Marotta, e sheh argjentinasin si një fitues ideal të topit që aktualisht i mungon mesfushës së tyre.

Një shkëmbim me Momo Sissoko po ashtu është opsion, pasi së fundi u tha se Reali ishte i interesuar për mesfushorin e përfaqësueses së Malit. /JuveNews.Tk/