22 shkurt 2011

Antonio Conte njëri nga kandidatët për trejner të ri

Si zavendësues i Luigi Del Nerit në verë, para Luciano Spaletit përmendet emri i Antonio Contes.

E ardhmja e Del Nerit në Juventus nuk është e sigurt pasi asaj humbje nga Lecce, ku Biankonerët mbetën minus 7 pik larg vendit të 4, një vend që të dërgon në Champions League.

Tutto Sport bënë të ditur se Del Neri ka një muaj afat që ta ruaj punen e tij në Juventus si dhe përmendet emri i Luciano Spaletit si zavendësues.

Megjithatë nuk është i vetmi emër që lidhet me pankinen e Juventusit.

Trejneri i Sienes, Antonio Conte përsëri po lidhet me Juventusin pas më pak se dy viteve, ku Conte ishte kandidati i parë për ta zavendësuar Claudio Ranierin, mirpo kryesia ka vendosur për Ciro Ferraren.

Conte si trejner ka filluar punën në vitin 2006, me skuadren e parë Arezzo.

Ai në Serie A ka drejtuar vetëm Atalanten në 13 ndeshje. /JuveNews.Tk/