Presidenti i Hercules Valentin Botella ka konfirmuar se klubi ka bllokuar transferimin e mesfushorit Royston Drenthe dhe nuk e kanë lejuar lojtarin të kalojë te Juventus.
Mesfushori holandez ka qenë në konflikt me klubin pasi siq thuhet ai nuk ka marrë rrogë që nga nëntori. Ai për këtë arsye ka refuzuar të stërvisë me klubin.
"Drenthe ka një kontratë me Hercules," tha presidenti për AS.
"Ai duhet ti përmbahet kontratës."
Kontrata e Drenthe me Hercules skadon në fund të sezonit, ku ai do të kthehet në Real Madrid.
Bianconerët ishin të etur për huazimin e 23-vjeçarit deri në fund të sezonit, me opsionin për ta blerë atë gjatë verës.