01 shkurt 2011
Bufon: "Më parë kishim mundësi ekonomike"
Humbja kundër Udinezes ka shtuar akoma më shumë zhgënjimin dhe pakënaqësitë në shtëpinë e Juventusit. Analiza e këtij momenti negativ për skuadrën e Del Nerit i është besuar, nëpërmjet gazetës "Tuttosport", dy flamurëve bardhezi siç janë Xhixhi Bufon dhe Alesandro Del Piero. Ja edhe komenti i portierit bardhezi pas humbjes së rëndë me Udinezen të dielën në mbrëmje: "Kemi bërë diçka të mirë, por nuk kemi qenë aspak me fat. Shpresoj që, sezoni të mos përfundojë si një vit më parë, pasi jam rikthyer nuk do të më vinte keq, nëse do të festoja ndonjë fitore me shokët e mi. Motivet e krizës? Dëmtimet kanë ndikuar sigurisht në procesin e rritjes së mëtejshme të skuadrës. Sigurisht, ka akoma lojtarë që kanë fituar Botërorin 5 vite më parë dhe lojtarët e rinj që kanë mbërritur janë të ndryshëm nga ato të së shkuarës. Më përpara, Juventusi kishte forcën ekonomike të blinte lojtarë si Nedved, Turam, Bufon: por kjo nuk do të thotë aspak që kemi nevojë ekstreme për blerje në këtë merkato. Duhet të tregojmë më shumë durim…".