03 shkurt 2011

‘Gjysma e Evropës’ pas Neymar

Emri i tij është Neymar, ai po magjeps me paraqitjet e tija në moshën 18 vjeçare dhe është objektiv i klubeve më të mëdha në botë.

Sulmuesi po kalon një formë të shkëlqyeshme në Kupën e Amirkës Jugore U-20, ai është golashënuesi më i mirë i atij evenimenti me 7 gola.

Sipas zërave të mbledhur në Amerikën Jugore, shumë ekipe nga Evropa kan dërguar agjentët e tyre për t’a përcjellë lojtarin që ka potencial të madh për t’u bërë më i miri në botë.

Pele që llogaritet si më i miri në historinë e futbollit ka thënë se Neymar mund të bëhet më i mirë se ai, sepse ka potencial aq të madh.

Ekipe si Real Madrid, Juventus, Inter Barcelona dhe Chelsea janë shumë të interesuara për lojtarin në fjalë, 35-40 milion Euro cila i jep e para do të nënshkruaj me këtë super-lojtar.