03 shkurt 2011

Krasic i shokuar nga gjendja e fushave në Itali

Anësori i Juventusit, Milos Krasic ka thënë se ka mbetur i shokuar nga gjendja e fushave në Serie A.

Ai madje tha se nuk dallohen fare gjendja e fushave nga Rusia në Itali edhe pse atje fushat janë shumë më të vjetëruara.

“Në vitet e kaluara tek kampionati Rus është përforcuar më shumë. Mendoj se në dy-tre vitet e fundit do të bëhet sikur kampionati Anglez dhe Spanjoll.” Krasic tha për Sovspor.ru.

“Në Rusi ka shumë fusha të vjetra dhe aspak të mira për të luajtur në to, por sinqerisht as në Itali gjendja nuk është më e mirë.”

“Në Genoa fusha është e tmerrshme, thjeshtë nuk mund t’a kontrollosh topin. As në Torino fusha nuk është më e mirë, sepse qdo javë luhet nga një lojë.”