03 shkurt 2011

Referim skandaloz në Serie A

Në botën e futbollit modern dinamika e lojës mund të bëj që referi kryesorë nganjëherë të mos sheh rastet e prekjes me dorë brenda zonës së rreptësisë, por mbrëmë në ndeshjen Palermo - Juve 2-1 referi më i mirë në Serie A për vitin 2010 Emidio Morganti nuk dha një penalti të pastër.

Gjersa rezultati ishte 2-0 në favor të Palermos, ndodhi një prekje me dorë nga Cesare Bovo, por me qëllim nuk u referua nga Morganti.

Në foton që kemi shkoqitur nga video e postuar më poshtë (sekonda e dytë) shihet se referi kishte një pamje të qartë të lojës me dorë, ishte duke e përcjellur mirë lojën dhe për më shumë referi ishte vetëm 3 metra larg kësaj ndodhie.

Nëse ky është referi më i mirë në Serie A, atëherë mund t’a krahasoni me nivelin e referimit në Ligën Italiane.

Zamparini ditë më herët kishte kërkuar burgim të referëve që kapen duke kurdisur ndeshje, sepse nuk mjafton vetëm marrja e licensës për referim dhe dita e ditës po e vrejmë se Zamparini kishte të drejtë, vërtetë ky referim e shkatërron futbollin.

Sot i ndodhi Juventusit, por në të ardhmen mund t’i ndodhë të gjitha ekipeve në Serie A.

KLIKO NE LINKUN PERTA SHIKUAR SITUATEN E KRIJUAT NE NDESHJEN PALERMOvs JUVENTUS:
KOPJO LINKUN -->>
http://www.youtube.com/watch?v=hUfxN1q4fps&feature=player_embedded