Durimi ka mbaruar. Edhe tifozët, që deri tani e kishin mbështetur Juven në këtë janar të zi, janë lodhur. “Nuk fitojmë asnjëherë”, - ishte kori në fund të ndeshjes me Udinezen. Në shënjestër janë të gjithë, nga drejtuesit, te trajneri, duke kaluar përmes lojtarëve.
Nga ana tjetër numrat janë dramatikë: dy fitore, një barazim në shtatë ndeshje, përfshirë dhe Kupën e Italisë. Nëse pastaj konsiderohet se buzëqeshjet e vetme kanë ardhur nga Bari e Katania, dy skuadra në vështieësi dhe me Sampin (barazim 0-0), kuptohet sesi në Torino kanë rënë në një ankth, nga ku nuk duket fundi.
Ata që besonin në një fillim të mirë sezoni dhe shpresonin që viti i shkuar ishte një kujtim i largët, janë rikthyer në “origjinë”. Dhe tani ka një problem më shumë, sepse skuadra, nëse deri dje kishte mbështetjen e tifozerisë, tashmë i ka të gjithë kundër. Tashmë edhe presidenti Anjeli nuk është më imun nga kritikat, sepse ishte ai që i dha besim dyshes Marota-Del Neri.