Mesfushori i Herculesit, Royston Drenthe tha se ai dëshironte t’i bashkohej Juventusit në huazim për pjesën tjetër të sezonit, por ishte klubi Alicante që nuk e lejoi.
Holandezi 23 vjeçarë i’u bashkua Herculesit në një huazim për një sezonë nga Real Madrid dhe nuk është duke pasur raporte të mira me klubin dhe me tifozët.
“Më vjen shumë keq pasi që klubi nuk më lejoj të shkoj. Juventusi më dëshironte, qdo gjë ishte e finalizuar por Herculesi nuk më lejoj të shkoj.”
“Si profesionist do të jap qdo gjë për skuadrën, por nëse më mbajnë rezervë atëherhë nuk mund t’i shfaqë vlerat e vërteta.” përfundoi anësori, pronë e Realit të Madridit.