Problemet defensive të Milanit janë rikthyer pas lojës kundër Lazios në San Siro dje në mbrëmje, trajneri Massimiliano Allegri i ka dy qendër-mbrojtësit të lënduar përfshirë edhe blerjen e re Nicola Legrottaglie.
Dy qendër mbrojtësat duhet t’a markonin mirë Libor Kozakin në top-formë dhe i’a dolën mjaft mirë por së pari Daniele Bonera u lëndua që menjëherë duhej të zëvendësohej.
Zëvendësimi i Boneras, Nicola Legrottaglie pati një natë për t’a harruar si dhe nuk do t’a mbajë në mend shumë kalimin e tij nga Juve në Milan. Numri 66 i Milanit u lëndua në një duel me Libor Kozak, ku Legro u lëndua në gju.