01 shkurt 2011

Di Vaio: Refuzova Juventusin dhe Interin

Marco Di Vaio, veterani i Serie A mund t’a veshte fanelën e Interit apo Juves këtë muaj, por të dy këto fanela i refuzoi.

Sulmuesi 34 vjeçarë ishte i përcjellur nga të dy klubet, por ai ishte i vendosur të qëndroj në Emiliano.

“Juventus dhe Inter më përcjellën mua, por unë kisha një vendim dhe isha i qartë në atë se dëshiroj të qëndroj tek Bologna.” tha për Premium Calcio.

Juve nënshkroi më pastaj me Matrin në huazim, ndërsa Giampaolo Pazzini u transferua në Inter nga Sampdoria.