20 shkurt 2011

Del Neri: Merituam humbjen

Juventusi ka pësuar një goditje të rëndë sa i përket objektivit për të siguruar Ligën e Kampionëve, pas humbjes prej 2-0 ndaj Lecces, ndërsa trajneri Gigi Del Neri i ka kritikuar lojtarët e tij për qasje negative.

“Gjithçka bëmë keq sot. Skuadra ishte shumë mendjemadhe sot dhe për këtë u dënuam”.

“Duke mos pasur ide, skuadra dështoi të krijonte raste dhe ne e merituam humbjen ndaj një skuadre te vendosur të Lecces”.

“Jam i zhgënjyer, sepse sapo ishim duke u kthyer në formë dhe nuk prisja këtë rënie”, ka thënë trajneri për SkySport.