21 shkurt 2011

Agjenti: Reali është i interesuar për Chiellinin

Agjenti i Giorgio Chiellini ka thënë se mbrojtësi i Juventusit është i lajkatuar nga interesimi i Real Madridit.

Italiani është lidhur me një transferim te Reali këtë sezon dhe interesimin e klubit madrilen e ka pohuar vetë agjenti i lojtarit.

“Për të joshur një interesim të tillë është një kompliment i madh pasi është një prej klubeve më të mëdha në botë. Verën e kaluar kishte një interesim më shumë se sa serioz nga Real Madridi”, ka thënë Davide Lippi për Calciomercato.it.