01 shkurt 2011
Del Neri: "Nuk mund të bëjmë më shumë në këtë moment"
Torino - Është një Luixhi Del Neri shumë i zhgënjyer, ai që komenton humbjen e radhës së Juventusit të tij: "Më shumë nuk mund të bëjmë në këtë moment, shprehet trajneri bardhezi dhe na vjen keq për publikun tonë. Me më shumë vëmendje dhe përqendrim në momentet delikate mund t'i kishim evituar golat e pësuar, por me lojtarët që kishim nuk mund të ndryshonim ndeshjen". Dhe vazhdon më tej, Del Neri: "Ekziston një lloj tronditje në dhomat e zhveshjes, në ditët në vazhdim do të flasim më mirë. Shkarkimi im i mundshëm? Mendojmë të shpëtojmë kampionatin tonë". Del Neri është një maskë ku nuk lëviz asnjë muskul. Më shumë se i nervozuar është i lodhur psikologjikisht. Më shumë se i nervozuar është i dorëzuar, tepër i lodhur. Thotë dhe nuk thotë, flet për "një grup që është, por që në këtë moment nuk kam sulmues", por le të kuptohet një lloj zhgënjimi dhe mërzitjeje për blerjet e munguara në këtë merkato të janarit. Tratativa për të blerë Pazinin nuk i harrohet kollaj trajnerit bardhezi, që nuk mund të ngrejë zërin në këtë moment, por që nëse do të kishte mundësi, do të ulëriste: "Do të jetë decizive, shpjegon ai, të kem zëvendësime të rëndësishme, nuk kemi asnjë lojtar në sulm që mund t'i japë një vlerë më shumë sulmit në këtë moment që kemi mungesa. Nuk kemi forcë për të ndryshuar ritmin dhe fatin e ndeshjes". Më pas, është një çështje tjetër e nxehtë, por edhe këtu Del Neri nuk ka aspak dëshirë të buzëqeshë. Faulla të tillë që i janë dhënë kundër Krasiç në ndeshjen me Udinezen e kanë nervozuar trajnerin e Juventusit. "Ai ka paguar tashmë shumë, t'i japim faullat që meriton dhe duhet të themi mjaft më me këtë trajtim, që i kanë bërë arbitrat. Kush drejton dhe gjykon ndeshjet duhet të harrojë episodin në Bolonja. Çdo herë shikohet nga arbitrat si një stimulus". Dhe vazhdon më tej: "Sektori arbitral, sulmon Del Neri, të qëndrojë një moment në qetësi, por nuk është se çdo herë që mendojnë ata Krasiç dëshiron të vjedhë diçka që nuk e meriton".