02 shkurt 2011

Gigli: Vendi i katërt është maksimumi për Juventusin

Duke u bazuar në formën e fundit të Juventusit, ish presidenti i këtij klubi Giovanni Cobolli Gigli ka thënë se për Juven Skudeto është vetëm një ëndërr, ndërsa kualifikimi për Champions League do të jetë një garë e fortë.

“Skudeto? Nuk mendoj se duhet t’a ekzagjerojmë.” tha ai në një intervistë për Radio Sport.

“Juventus ende mund të luftoj për vendin e katërt, por për titullin duhet t’a ketë një karakter sikur Interi i Leonardos. Milan gjithashtu është kandidate serioze.”

“Juventus duhet të ketë kujdesë nga Lazio dhe Palermo për vendin e katërt. Kështu një vend në Champions League është maksimumi i Juves.”