Në pjesën e mbetur të sezonit, Amauri do të veshë fanellën e Parmës, ndërsa ka thënë se kjo periudhë do të dëshmojë nëse ai ka qenë fajtor për mossuksesin e bardhezinjve.
“Largimi im nga Torino? Tash do të shohim nëse unë jam fajtor. Nga tash deri në qershor unë do të flas vetëm për Parmën”.
“Kam folur me Del Nerin. Ishte një bisedë që i qartësoi disa gjëra. Pastaj erdhi thirrja nga presidenti (i Parmës) Ghirardi dhe gjithçka përfundoi me sukses”, është shprehur Amauri.
Ish-sulmuesi i Palermos ka thënë se do të mundohet ta kthejë formën e tij dhe se është i bindur se do të shënojë gola, ndërsa për mossuksesin personal ua lë fajin lëndimeve.