08 prill 2010
“Titulli 2006? Mund t’i jepet Romës, nëse rihapen hetimet”
Prof. Roberto Pardolesi, një nga tre anëtarët e komisionit, i cili sipas pikëpamjeve juridike ka lënë rrugë të hapur për një rishikim të titullit të 2006-s, që iu hoq Juves pas çështjes “Calciopoli”. Kjo ka hapur mundësinë e rishikimit të sentencës pas përgjimeve të reja: “Përpara elementëve të rinj, komisioni do të duhet të mblidhet dhe të hapë një tjetër hetim”. Përgjimet e reja të publikuara nga avokatët e Luçiano Moxhit mund të çojnë në zgjerimin e “Calciopoli”-t, që mund t’ia heqë Interit titullin 2005-2006, që iu mor Juventusit. Ndërhyn profesori Roberto Pardolesi: “Nëse do të ketë elementë të rinj, do të kemi një rikthimit të çështjes”. “Është e sigurt, që nëse do të ofrohen elementë të rinj, përveç atyre që ne kemi vlerësuar në atë kohë, ato do të duhet të përfshihen në një hetim të ri. Nëse materiali që kemi pasur në dispozicion ka qenë i paplotë, vlerësimi ynë bie poshtë. Faktet e reja duhet të ekzaminohen”. “Titulli i 2006-s duhet t’i shkojë Romës”. Këtë e thonë tifozët verdhekuq, pas zërave për përfshirjen edhe të Interit në çështjen “Calciopoli”, Në fakt nuk ekzistojnë prova komprometuese për drejtuesit e Romës, që në sezonin inkriminues përfundoi e pesta në renditje. Mbi të vinin Juventus, Milan e Fiorentina: të gjitha të ndëshkuara nga drejtësia sportive.