Marrëdhënia mes trajnerit spanjoll dhe Liverpulit ka hyrë sërish në një fazë përkeqësimi, situatë nga e cila mund të prëfitojë Juventusi.
Barazimi 1-1 dje në fushën e Birmingamit i largon akoma më tepër të Kuqtë nga objektivi për të siguruar Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Po kështu, tekniku spanjoll ka justifikuar formën e dobët të sulmuesit Fernando Torres, me probleme fizike (gjë e cila nuk u ka pëlqyer drejtuesve).
Pesë javë para fundit, vendi i katërt është larg për Liverpulin. Aktualisht skuadra renditet e gjashta, përkatësisht katër dhe tre pikë nga Mançester Siti dhe Totenhemi (të cilët kanë nga një ndeshje më pak). Mosarritja e synimit europian do të sillte shkarkimin e menjëhershëm për Benitezin, që në Torino e presin krahëhapur.