09 prill 2010

Morati: Antipatike nëse Interi do ta humbiste titullin

Është kufizuar vetëm me një koment të shkurtër përgjigja e Masimo Moratit ndaj kominukatës së Juventusit, që kërkonte “barazi në trajtim” për çështjen e hapur të “Calciopolit 2″. Kampionati? Do të ishte antipatike të humbisnim Serinë A: duhet të kemi shumë kujdes, sepse ka skuadra që na janë afruar shumë. Barcelona? Do të jetë një “hakmarrje” në krahasim me ndeshjet e fazës së grupeve”. Në mendimet e numrit një zikaltër është para së gjithash Liga e Kampioneve dhe frika më e madhe është Lionel Mesi: “Është një lojtar i shkëlqyer, të kënaq kur e sheh gjithnjë kaq të fortë, shpresoj që ndaj nesh të mos luajë në mënyrë të tillë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, që do ta përballojmë me të gjitha përgjegjësitë e rastit”. Interi pra, nuk kërkon të prezantohet në takimin e dyfishtë si viktimë sakrifikuese. “Futbolli pak ditë më parë tregoi të gjithë besueshmërinë e tij, - vazhdon Morati. - Mendohej se Mançesteri do të ishte më i fortë, por pastaj mjaftoi një gol për të ndryshuar psikologjikisht ndeshjen kundër Bajernit. Nuk mund të thuhet asnjëherë se cili është më i forti, para së gjithash në një turne të vështirë si ky”.

Nga ana tjetër, Hoze Mourinjo merr vlerësimet e Diego Maradonës. “Është trajneri më i mirë në Botë: është më i ploti, ai është bosi dhe për këtë e zgjedh”, - u shpreh ish-ylli i Argjentinës, i cili pranoi se çmon shumë edhe trajnerin e Barcelonës Guardiolën: “Në veprimtaritë e fundit ka fituar gjithçka dhe ka merita të mëdha. Mesi pasardhësi im? Më i miri në botë po, por nuk e di nëse i të gjitha kohërave”.