Mediat italiane shkruajnë se Juventus po dështon në tentimin për të gjetur një trajner të përshtatshëm për ekipin.
La Republicca shkruan se drejtuesit e biankonerëve do të takohen nesër për të vlerësuar disfatën e shtunës ndaj Udineses, por planet për trajner të ri janë anuluar për dy javë.
Besimi që Cesare Prandelli i dha Fiorentinës, ka prishur planet e Juventusit, derisa Roberto Mancini (Manchester City), Rafa Benitez (Liverpool) dhe Laurent Blanc (Bordeaux) duket se të gjithë janë rehatuar në klubet e tyre.
Ajo që i bën drejtuesit e Juventusit edhe më të papërshtatshëm është suksesi i ish-trajnerëve të Juves dhe zyrtarëve nëpër Evropë.
Claudio Ranieri dhe Gian Paolo Montali tash ëndërrojnë të fitojnë skudeton me Romën, derisa Didier Deschamps sapo ka fituar Kupën e Francës me Marseille. Të tre emrat u larguan nga klubi nën bordin e tashëm që udhëheq Juventusin.