15 prill 2010

Ja si përfundoi Juventusi në Serinë B

Të gjitha hetimet që kanë çuar tek skandali “Calciopoli” kanë filluar që në vitin 2004

Hetimet për “Calciopoli”-n kanë filluar në vitin 2004 pas disa përgjimeve të bëra nga prokuroria e Torinos, që pas 40 ditësh ka vendosur të arkivojë dosjen. Por, letrat, janë rihapur nga prokurorët napoletanë Filipo Beatriçe dhe Xhiuzepe Narduçi që kanë gjetur elementë seriozë për të vazhduar hetimet. Nga ky moment karabinierët e Romës kanë analizuar rreth tridhjetëmijë përgjime. Vetëm një mijë do të jenë të vlefshme për hetimet.
2 MAJ 2006 - Dalin emrat e parë të përfshirë dhe bëhet fjalë për Moxhin, Xhiraudon, Dela Valen, Lotiton, Paireton dhe Bergamon.

11 MAJ 2006 - Narduçi dhe Beatriçe fillojnë operacionin “Off side” (Jashtë loje) me 41 persona, që janë lajmëruar se janë nën hetim. Disa janë akuzuar për bashkëpunim në krim. Më 10 qershor është mbyllur hetimi i Prokurorisë së Napolit. Por në vazhdim do të hapet një dosje tjetër për çështjen Rexhina.

14 KORRIK 2006 - Vijnë vendimet e gradës së parë. Juventusi: rënie në Serinë B, penalizim me 30 pikë për sezonin 2006-07; heqja e titullit 2004-05 dhe mosdhënia e titullit 2005-06; gjobë prej 80 mijë eurosh. Fiorentina: rënie në Serinë B; penalizim me 12 pikë për sezonin 2006-07, gjobë prej 50 mijë eurosh. Lacio: rënie në Serinë B; penalizim prej 7 pikësh për sezonin 2006-07, gjobë 40 mijë euro. Milan: penalizim me 44 pikë në 2005-06, penalizim me 15 pikë për 2006-07, gjobë prej 30 mijë eurosh.

25 KORRIK 2006 - Gjykata Federale e Federatës Italiane të Futbollit ka ndryshuar dënimet e gradës së parë: Juventus: rënie në Serinë B; penalizim me 17 pikë për sezonin 2006-07; heqja e titullit 2004-05 dhe mosdhënia e kampionatit 2005-06; skualifikim i fushës për tri ndeshje; gjobë prej 120 mijë eurosh.

Fiorentina: 30 pikë penalizim për sezonin 2005-06; 19 pikë penalizim për sezonin 2006-07 (në Serinë A); skualifikimi i fushës për tri ndeshje; 100 mijë euro gjobë. Lacio: 30 pikë penalizim për sezonin 2005-06; 11 pikë penalizim (në Serinë A) në 2006-07; skualifikim i fushës për dy ndeshje; 100 mijë euro gjobë. Milan: 30 pikë penalizim për sezonin 2005-06; 8 pikë penalizim në 2006-07; skualifikim i fushës për një ndeshje; 100 mijë euro gjobë.
26 KORRIK 2006 - Federata Italiane i jep kampionatin 2005-06 Interit.

Ai i 2004-05 nuk i jepet askujt.
13 PRILL 2007 - Hapet “Calciopoli 2″: hetimet e prokurorëve napoletanë zbulojnë një rrjet telefonik të rezervuar. Nën akuzë mbi të gjitha arbitrat, që duket se kanë marrë karta të huaja telefonike nga Moxhi. Sipas hetuesve “kupola” drejtohej nga Moxhi, Xhiraudo, Paireto, Bergamo dhe Macini.
3 TETOR 2008 - Moxhi dhe 23 persona të tjerë të përfshirë akuzohen për bashkëpunim në krim.

20 JANAR 2009 - Fillon gjyqi i Napolit.

14 DHJETOR 2009 - Vijnë vendimet e para: Xhiraudo dënohet me tre vite burg, ish-arbitrat Pieri dhe Dondarini respektivisht me 2 vjet dhe 4 muaj dhe 2 vjet, ish-presidenti i Shoqatës Italiane të Arbitrave, Laneze me 2 vjet.