Ish-drejtuesi i Juventusit, Moxhi ka folur pas seancës së parë të “Calciopoli”-t në Napoli
Pasi ka përfunduar seanca, ka filluar gjuetia për “fituesin e ditës” në gjyqin e “Calciopoli”-t, që po zhvillohet në Napoli. Luçiano Moxhi, nga ana e tij, është i sigurt se ka patur sukses, pasi ka thënë se “janë përgënjeshtruar shumë gjëra që janë thënë në të kaluarën”. I ndryshëm mendimi i prokurorirt Narduçi, sipas të cilit “telefonatat e reja nuk kanë ndryshuar asgjë. Ne, - ka thënë ai -, arsyetojmë në lidhje me shkeljet”. Ndërkohë, Moxhi ka paralajmëruar të papritura të tjera. Për ish-drejtuesin bardhezi, domethënë, seanca e djeshme nuk ka qenë gjë tjetër veçse akti i parë i një beteje të gjatë: “Nuk mbaron me kaq, - ka thënë Moxhi, duke nxjerë nga xhepi disa letra me përgjime të reja.
- Në seancat e ardhshme do të zbulojmë bisedime të reja që nuk janë dëgjuar më parë që kanë të bëjnë me Interin dhe Milanin…”. Dhe në bazë të informacioneve që kanë ardhur nga avokatët mbrojtës bëhet fjalë për një bisedë telefonike kur presidenti i asaj kohe i Interit, Xhiaçinto Faketi, i ka thënë përcaktuesit të arbitrave Paolo Bergamo të kujtohet të kalojë nga zyrat e klubit zikaltër për të tërhequr një dhuratë dhe për një telefonatë tjetër të zhvilluar midis përgjegjësit të arbitrave të Milanit, Leandro Meanit dhe drejtuesit kuqezi Adriano Galiani ku flitet për vijërojtësit Puljizi dhe Grizeli dhe për ish-arbitrin Laneze. Telefonata që, mesa duket, nuk e shqetësojnë shumë akuzën.
Prokurori Xhiuzepe Narduçi, në fakt, ka qenë shumë i qartë në lidhje me këtë çështje: “Përgjimet e reja telefonike nuk ndryshojnë asgjë, - ka thënë ai. - Atyre që mund t’u duken telefonata të papërshtatshme ose të pamoralshme, u themi se ne merremi vetëm me shkeljet e ligjeve”. Si të thuash: një gjë është gjyqi sportiv dhe mundësia për t’ia dhënë ose jo titullin e famshëm kampion Interit në tavolinë. Gjë tjetër, beson Narduçi, janë gjyqi penal (ai që po zhvillohet në Napoli) dhe shkeljet për të cilat akuzohet