14 prill 2010

Benitez ka një javë kohë të pranojë ofertën e Juves

Drejtuesit e Juventusit i kanë dhënë një javë kohë menaxherit të Liverpoolit, Rafael Benitez, të pranojë ofertën e tyre.

The Sun shkruan se gjiganti italian ka bërë hapa për të angazhuar Benitez që kur shkarkoi ish-trajnerin Ciro Ferrara në muajin janar. Benitez thuhet se është i ngazëllyer nga interesimi dhe edhe pse ka mohuar se agjenti i tij është takuar me drejtues të Juves, ai kurrë nuk i ka mohuar këto spekulime në mënyrë të plotë.

Juventus për momentin drejtohet nga Alberto Zaccheroni i cili ka kontratë deri në fund të sezonit. Por spanjolli 49-vjeçar ka mbetur një cak i kamotshëm i biankonerëve dhe tash ata planifikojnë të shtojnë presionin për të marrë përgjigje nga ai.