19 shkurt 2011

Mourinjo: Nuk do të mund ta drejtoja asnjëherë Juventusin

Mourinjo në një intervistë ekskluzive është shprehur: “Unë jam një person që i dedikohem shumë shkuadrave në të cilat kam qënë trajner, në çdo skuadër të cilën kam qënë deri më sot çdo herë kam dhënë maksimumin për atë skuadër dhe kam një lidhjë shpirtërore më to.”

I pyetur se a do te mund të ishte në të ardhmen trajneri i Juventusit Mourinjo është shprehur:

“Asnjëherë nuk e paramendoj të jem trjaner i ndonje skuadre kundërshtare,dhe për këtë arsye, duke marrë parasysh rivalitetin ndërmejt Juventusit dhe Interit, nuk do të kisha mundur asnjëherë të bëhem trajner i Juventusit.”