02 shkurt 2011

Matri: "Juventusi mundësia e jetës"

"Juventusi është mundësia më e madhe në jetën time". Është prezantuar me këto fjalë blerja më e re bardhezi, Alesandro Matri. Sulmuesi, që do të debutojë që në ndeshjen me Palermon, ka zbuluar një prapaskenë lidhur me lamtumirën e tij nga Kaljari: "Celino dëshironte të më mbante, por, duke qenë në të njëjtën shenjë zodiakale me mua, ka kuptuar shumë mirë se çfarë do të thoshte për mua kjo mundësi". Lojtari nuk është më i qetë si zakonisht: "Tashmë jam shumë euforik, shpresoj që t'i sjell entuziazëm edhe grupit". Matri do të ketë menjëherë mundësi të tregojë cilësitë e tija me fanelën bardhezi. Investimi që Juventusi ka bërë për të është nga ato të rëndësishmit. Djaloshi ri italian e di shumë mirë këtë: "Falenderoj shoqërinë për sforcon ekonomike që ka kryer. Kam mbërritur këtu për të bërë më të mirën time. Ky është transferimi im i parë i rëndësishëm. Tre vitet në Kaljari kanë qenë shumë të rëndësishme për rritjen time. Tashmë duhet të shikojmë, nëse jam gati për kalimin cilësor. Unë ndihem gati, por do të jetë fusha e lojës ajo që do të flasë". Me Celinon, ndërkohë, diskutimi për të marrë lejen e largimit nuk ka shkuar shumë qetësisht. Edhe se presidenti i Kaljarit ka provuar ta mbajë në skuadër deri në minutat e fundit: "Të dielën isha tek antidopingu, tregon Matri, dhe presidenti Celino më ka thënë: 'Më thuaj që nuk dëshiron të largohesh dhe unë të hënën nuk shkoj në Milano'. Dhe unë i kam thënë: 'President kjo është mundësia më e madhe në jetën time, jemi të së njëjtës shenjë zodiakale, luani'. Dhe ai është përgjigjur: 'Të kuptoj dhe do të bëj gjithçka për të kënaqur'. "Kjo është mundësia e jetës time, ka përfunduar Matri komentin e tij gjatë ceremonisë së prezantimit, një shans që e pres nga momenti që kam filluar të luajë këtë sport". Juventusi priste atë, ai ëndërronte një transferim të tillë, tashmë është momenti të ndizen motorrat.