22 shkurt 2011

Bastet: Juve favorite në garën për të marr Pastore

Javier Pastore mund të jetë goditja e madhe e Juventusit në merkaton e verës.

Tifozët, presionojnë për një blerje të madhe, në gjendje që të rrisë në mënyrë radikale potencialin e skuadrës. Edhe bookmakers-at janë optimist për ardhjen e fenomenit argjentinas në Torino: kështu që kalimi i tij tek Juventus kuotohet me 3.50, tek Reali me 3.75, tek Barcelona e bashkekombasit Messi me 4.35.

Me poshte ndodhet Manchester City me 5.50 dhe Manchester United me 6.00. Hipoteza e kalimit të tij tek Interi duket pak e besueshme sepse kuotohet me vetëm 8.50. “El Flaco” vlerësohet shumë edhe nga Maradona, i cili shprehet se prekja e topit, që zotëron Pastore, është e pabesueshme për një lojtar të moshës së tij. /JuveNews.Tk/