12 prill 2010

Zyrtare: Amauri merr nënshtetësinë italiane

Sulmuesi i Juventusit, Carvalho Amauri, tani e tutje mund të luajë për kombëtaren e Italiasë, pasi që ka fituar nënshtetësinë italiane, njofton Sky Sport Italia.

Tani shtrohet pyetja nëse ai do të jetë pjesë e kombëtares Azzure për Kampionatin Botëror në qershor. Vetë sulmuesi me origjinë braziliane shprehet të jetë mjaft i lumtur që fitoi nënshtetësinë.

“Jam shumë i lumtur sepse sot merr fund një rrugëtim që filloi një vit më parë. Unë gjithnjë kam dashur ta përjetoj këtë ditë. Është emocion tjetër të luash për kombëtaren, por Lippi do të mendojë për këtë. Unë duhet të fokusohem te Juventusi dhe Lippi bën zgjedhjet e tij. Jam i lumtur për pasaportën e re”, deklaroi Amauri.