Trajneri i Juventusit, Alberto Zacchernoi, shpreson se do të jetë dëshmitar i një paraqitjeje fenomenale nga lojtarët e tij në ‘Derby d’Italia’ ndaj Interit.
“Unë dua të shoh Juventusin më të mirë dhe shpresoj se do ta shoh një ekip që do të bëjë hapin e duhur për të fituar pikët e duhura në një moment kur kampionati po merr fund. Kush do të luajë? Juventusi ishte dizajnuar në një mënyrë të caktuar në fillim të sezonit dhe sa i përket zgjedhjeve nesër (e premte), unë do të bazohem në formën e tyre”.
“Unë pres të shoh një Juventus të vështirë si zakonisht. Ne do të jemi të vështirë, sepse këtë e kemi në ADN, por nuk kemi qenë të tillë deri tani për shkaqe të caktuara. Synimi ynë primar është t’i marrim pikët dhe të forcohemi në pozitë për Ligën e Kampionëve”.
“Interi? Do të luajë lojën e vet, duke menduar vetëm për Juventusin dhe jo për ndeshjen e të martës ndaj Barcelonës”, deklaroi Zaccheroni.