Juventusi është mposhtur me rezultat 3-0 nga Udinese, duke ngecur në luftën për pozitën e katërt të tabelës.
Derisa Juve nuk arrin të shënoj fitore, në anën Udinese është forcuar në fund të sezonit në tentim për t’iu shmangur rënies në Serie B, pasi arriti të mposhtë bindshëm Zonjën e Vjetër në fushë vendore.
Alexis Sanchez çoi vendasit në avantazh pas vetëm nëntë minutash lojë. Në minutën e 65-të të ndeshjes Simone Pepe dyfishoi epërsinë për Udinesen ndërsa fitoren e vulosi Antonio Di Natale 13 minuta para fundit të takimit.
Pas humbjes së sotme Juve mbetet në kuotën e 47 pikëve dhe bie në pozitën e shtatë të tabelës, megjithatë jo edhe aq larg pozitës së katërt ku ndodhet Palermo me 51 pikë, sa ka edhe Sampdoria në pozitën e pestë.
Udinese në anën tjetër ngitet në pozitën e 15-të me 35 pikë, katër larg zonës së rrezikut.