14 prill 2010

Trezeguet në dyshim për Derby D'Italia

David Trezeguet është i lënduari i radhës nga lojtarët e Juventusit para ndeshjes kundër Inerit.

Tuttosport raporton se 32 vjecari është larguar nga fusha në ndeshjen stërvitore të zhvilluar kundër skuadrës së të rinjëve.

Mendohet se Trezeguet ka kallje të muskujve mirëpo ai do të kontrollohet sot nga mjektë e Juventusit për të parë raportin final të lëndimit.

Në rast se Trezeguet nuk do të arijë të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Interit atëherë Zaccheroni do të ketë në dispozicion vetëm Amaurin, Iaquintan dhe Del Pieron.