Federata italiane e futbollit (FIGC) është duke shqyrtuar mundësinë e rihapjes së gjyqit sportiv të Calciopolit, në të cilin Juventusit iu morën dy Scudetto, e që pas dëshmive të reja në Gjykatën e Napolit e akuzojnë rëndë Interin për krijimin e Calciopolit.
Presidenti i FIGC, Giancarlo Abete, është duke u konsultuar me sekretarin Stefano Palazzin, në mënyrë që të gjendet një rrugë për të rihapur gjyqin e Calciopolit pas zbulimit të incizimeve të telefonatave të Massimo Morattit me gjyqtarët në bashkëpunim me Telecom Italia.
Avokati Tito Lucrezio Millela më 13 prill do të prezantojë dëshmitë e tij për të parë nëse një gjyq i ri që do ta akuzonte Interin do të mund të rihapej. Sidoqoftë, të gjitha skuadrat dhe individët e dënuar nuk do të dëmshpërbleheshin nëse do të rihapej gjyqi. Sipas avokatit të lartpërmendur, nëse këto dëshmi do të paraqiteshin në vitin 2006, atëherë Interi që atëherë do të dënohej.