Trajneri i Juventusit, Alberto Zakeroni, i jep fund heshtjes për shtyp të klubit bardhezi dhe rikthehet të flasë për sfidën e të premtes me Interin në “San Siro”.
“Interi ka treguar se është një skuadër më e fortë se ne. Por nesër ne do të tregojmë se jemi kundërshtar i vështirë, qoftë sepse rivali na e imponon, qoftë sepse kemi nevojë për pikë. Duam që nesër të marrim tri pikë për të arritur vendin e katërt dhe për t’ia hequr Interit titullin”, theksoi Zakeroni.
Ashtu si më parë, edhe në këtë sfidë kreu i stolit të “Zonjës” ka të njëjtën vështirësi teknike: zgjedhjen e 11-shes titullare. Të padisponueshëm janë Grigera, Kaceres, Xhovinko dhe Trezege, kurse Zebina është në dyshim. Por lajmi i mirë është se rikthehen Diego e Sisoko.