Man. Junajtid kërkon Bufon, Frei, alternativa për portën
Prej javësh është përfolur se Xhanluixhi Bufon nuk cilësohet më i pashitshëm nga Juventusi. Por, tashmë ka ardhur një gjysmë-konfirmimi: udhëtimi i Betegas drejt Anglisë kishte si synim shitjen e mundshme të portierit te Mançester Junajtid. Ankandi nis nga çmimi 25 milionë euro. “Djajtë e Kuq” rrezikojnë ta mbyllin këtë edicion pa asnjë trofe, e duke parë paraqitjet jo bindëse të holandezit Van der Sar, Sër Aleks Ferguson kërkon një portier të nivelit botëror për sezonin e ardhshëm. Nëse marrëveshja me bardhezinjtë për Bufon nuk do të konkretizohet, trajneri i Junajtid është gati të investojë te “gardiani” i Fiorentinës, Sebastian Frei.