11 prill 2010

Juventusi mposht Cagliarin

Juventusi ka arritur që në fushë të vet të shënojë fitore minimale, por shumë të rëndësishme ndaj mysafirëve të Cagliarit.

Takimi ishte i baraspeshuar nga fillimi, por ishte kryesisht nën kontrollin e Bianconerëve.

Goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga Giorgio Chiellini që me kokë paraboloi portierin Marchetti (35’).

Me këtë fitore Juventusi vazhdon luftën për pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve me 51 pikë në pozitën e pestë, me tre më pak se Palermo në pozitën e katërt dhe me pikë të barabarta me Sampdorian që në ora 20:30 zhvillon derbin lokal me Genoan.