Selektori i Anglisë, Fabio Capello, është kandidat kryesor për postin e trajnerit të Juventusit, ka shkruar e përditshmja sportive italiane Tuttosport të hënën.
Derisa aventura e Alberto Zaccheronit në drejtim të ekipit është në prag të përfundimit, vazhdojnë spekulimet rreth pasardhësit të tij.
Rafa Benitez, Cesare Prandelli dhe Capello vazhdojnë të përmenden si kandidatë, por ky i fundit konsiderohet favorit për të marrë drejtimin e ekipit pas përfundimit të Kampionatit botëror.