11 prill 2010

Benitez te Juve? Për t’u diskutuar

Ndonjëherë një buzëqeshje e Benitezit vlen më shumë se 1000 fjalë. Nëse më pas vijnë edhe fjalët e Alberto Akuilanit, në cilësinë e personit të informuar rreth çështjes, atëherë është e qartë: ai rrëfen sipas mënyrës së tij zhvillimet e fundit. Ndërsa Akuilani ka sqaruar: “Benitez nuk më ka pyetur kurrë për Italinë dhe kampionatin italian, por njerëzit e stafit të tij shkëmbejnë shpesh batuta në lidhje me këtë temë. Sipas meje, Benitez është një trajner i madh dhe do të ishte edhe në Itali” . Pra tashmë një arritje për bardhezinjtë është edhe fakti se çështja e Kalimit të Benitezit në Itali është diskutim i përditshëm edhe në shtëpinë e “Red”-save.