13 prill 2010

Agjenti: Giovinco do të largohet nga Juve

Sipas agjentit të Seba Giovincos, lojtari në qershor do të largohet nga Juventus.

"Në këto momente është e vështirë të parashikohet. Qëndrimi i Giovincos te Juventus është thuajse i pamundur, edhe pse në fund të fundit ai ka treguar talentin e tij.

Këtë stinor Juventus pritet të bëjë një ndryshim të madh në klub, dhe disa lojtarë sigurisht se duhet të largohen. Ai ka treguar nivelin e tij, ai do të donte të luante ende me Juventusin".

Napoli dhe Sampdoria janë të gatshëm për blerjen e Giovincos.

"Shumë njerëz dëshirojnë të shohin Giovincon në Juve, por kjo më nuk është e mundur, pasi klubi nuk po e lejon të luaj, - tha agjenti".