Carlos Dunga nuk do të vijë në Juventus nëse ai largohet nga Brazili ka bërë të ditur agjenti i tij Antonio Caliendo.
Emri i Dungas u përmend nga gazeta The Times si një nga trajnerët e mundshëm të Juventusit. Trajneri i Liverpoolit Rafa Benitez dhe Massimiliano Allegri janë dy emrat shumë të përmendur për stolin e Juventusit.
Mirëpo Caliendo ka qeshur me këtë artikull të “The Times”. Ai insiston se Dunga nuk do të largohet nga Brazili.
“Ai është vetëm duke menduar për Kupën e Botës dhe asgjë tjetër” përfundoi ai për Calciomercato.it.