Presidenti i Interit Massimo Moratti është sulmuar duke dalur nga zyra e tij në Milano.
La Repubblica raporton se një mashkull i moshës 30 deri 40 vjet menduar të jetë tifoz i Juventusit goditi pronarin e Interit me një letër të prerë në formë të trofeut të Ligës së Kampionëve.
Njeriu e drejtoi këtë letër në drejtim të Moratit duke thënë : “ President, mund ta ngritni këtë letër ? Kjo letër e prerë në këtë formë vlen për të gjitha ato scudetto që i keni fituar.”
Moratti ishte qartë i ofenduar nga ky tifoz dhe e shqyu atë letër para se të largohet i nevrikosur nga ky rast. Gazetarët më pas e ndoqën tërë rrugën për reagimet e tij.
Nuk është hera e parë që Moratti sulmohet në këtë mënyrë. Në vitin 2007 në të njëjtën mënyrë Moratti u sulmua por tani me një letër të Scudettos.
Ky atak vjen pas ndeshjes me Dynamo Kievin. Një stuhi protestash është paralajmëruar të mbahen në shenjë të rivalitetit me Juventusin, që tani po merr përmasa të gjera.